Enj, Maj 14, 2026
Banner Top
Banner Top

Me rastin e shënimit të Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, Ministria e Shëndetësisë ka mbajtur sot një tryezë të rrumbullakët, si pjesë e aktiviteteve që synojnë rritjen e vetëdijes për rëndësinë e shëndetit mendor dhe fuqizimin e shërbimeve në këtë fushë.

Kjo tryezë bashkon përfaqësues institucionalë, profesionistë të shëndetit dhe akterë relevantë, me qëllim diskutimin e sfidave aktuale dhe identifikimin e mundësive për përmirësimin e shërbimeve të shëndetit mendor në vend. Përmes këtij aktiviteti synohet forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimi i politikave në këtë fushë me rëndësi të veçantë për shoqërinë.

Java e Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor ka një rëndësi të veçantë, pasi synon të promovojë kujdesin për shëndetin mendor, parandalimin e problemeve të shëndetit mendor dhe uljen e stigmës ndaj personave që përballen me sfida të tilla, duke inkurajuar një qasje më gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse në shoqëri.

Në këtë frymë, Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët që të kujdesen për shëndetin e tyre mendor, të kërkojnë ndihmë pa hezitim kur kanë nevojë dhe të kontribuojnë në krijimin e një shoqërie më të hapur, mbështetëse dhe gjithëpërfshirëse.

Youtube

Arkiva

Kategoritë