Sot, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt ceremonia e certifikimit të 36 zyrtarëve policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit me sukses të trajnimit dyjavor në fushën e “Ballafaqimit me Turma”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se trajnimi u realizua nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative (DNJSO), përmes Divizionit të Trajnimeve në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore, me fokus ngritjen e kapaciteteve profesionale për menaxhimin e situatave me turma dhe tubime publike.
“Ky trajnim është pjesë e ciklit të planifikuar për të tetë rajonet policore, në përputhje me Konceptin Nacional për Menaxhimin e Trazirave Qytetare.” thuhet në njoftim.













