Me ardhjen e pranverës, natyra zgjohet dhe ajri mbushet me polen dhe alergjenë të ndryshëm. Për shumë njerëz, kjo periudhë shoqërohet me irritim dhe shqetësime në sy.
Simptomat më të shpeshta gjatë pranverës janë:
• Skuqje e syve
• Lotim i shtuar
• Kruajtje dhe djegie në sy
• Ndjeshmëri ndaj dritës
• Shikim i turbullt përkohësisht
Si mund t’i mbroni sytë gjatë pranverës?
• Shmangni prekjen e syve me duar të papastra
• Përdorni syze dielli kur jeni jashtë
• Mbani ambientin e brendshëm të pastër nga pluhuri dhe poleni
• Konsultohuni me një specialist të syrit nëse simptomat vazhdojnë
Nëse përjetoni shqetësime të vazhdueshme në sy gjatë kësaj periudhe, një kontroll profesional mund të ndihmojë në diagnostikimin dhe trajtimin e duhur.
Klinika Gjermane e Syrit është gjithmonë pranë jush për kujdesin dhe shëndetin e syve tuaj













