Sot në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë u mbajt ligjërata me temë “Siguria dhe Kualiteti në Laborator”, e ligjëruar nga doktoresha Leonora Avdyli.
Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se ky aktivitet u realizua në kuadër të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional (ZHVP) dhe kishte për qëllim forcimin e njohurive profesionale, rritjen e standardeve të sigurisë si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve laboratorike.
“Përmes ligjëratave dhe aktiviteteve të tilla, personeli ynë vazhdon të avancojë profesionalisht dhe të kontribuojë në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe të sigurta për pacientët.” thuhet në njoftimin e këtij spitali.













