Mër, Maj 6, 2026
Banner Top
Banner Top
KMSHK hap thirrjen për Shkollën e Etikës së Gazetarisë

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) po organizon Shkollën e Etikës së Gazetarisë për studentët e gazetarisë, gazetarët e rinj dhe individët tjerë të interesuar.

Siç ka njoftuar se KMShK-së, shkolla do të zhvillohet më 12-14 maj 2026 në Prishtinë dhe do të përmbajë ligjërata e seanca interaktive të mbajtura nga gazetarë prominentë dhe ekspertë të medias.

Për të marrë pjesë në shkollë, kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kritere:

• Të jetë student/e i/e gazetarisë, gazetar/e i/e ri/e ose student/e nga një fushë tjetër me interes në gazetari. Aplikuesit duhet të jenë mes moshës 18 dhe 30 vjeç. Inkurajohet pjesëmarrja nga komunitetet joshumicë, ndërsa procesi i përzgjedhjes do të sigurojë pjesëmarrje përfshirëse gjinore.

• Të ketë interes real për temat dhe çështjet aktuale që lidhen me etikën e gazetarisë.

Të interesuarit duhet të dërgojnë aplikacionin në adresën elektronike: presscouncil.kosovo@gmail.com

Aplikuesit duhet të dorëzojnë CV të shkurtër që përfshin:

• Informatat personale: Emri, mosha, të dhënat kontaktuese

• Shkollimin: Studime ose kurse relevante

• Përvojën: Punë, praktikë ose aktivitete vullnetare që lidhen me gazetarinë/median

• Interesimin në gazetari: Theksoni aktivitetet, projektet ose artikujt që tregojnë interesimin për etikën e gazetarisë dhe çështjet aktuale mediale

Sipas njoftimit, afati i fundit për aplikim është më 10 maj.

Tutje, KMSHK ka bërë të ditur se pjesëmarrësit do të marrin certifikata dhe se numri i pjesëmarrësve është i kufizuar!

Youtube

Arkiva

Kategoritë