Mar, Maj 5, 2026
Banner Top
Banner Top
Pulmologu Besim Morina shpjegon se çfarë është astma

Pulmologu Besim Morina, gjatë një interviste në emisionin “Familja Jonë”, ka shpjeguar në detaje se çfarë është astma dhe si dallon ajo nga sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Ai theksoi se ekziston një paqartësi e madhe jo vetëm te pacientët por edhe në mesin e profesionistëve shëndetësorë, kur bëhet fjalë për dallimin mes bronkitit, astmës dhe formave të tjera të bronkitit, si ai atopik, alergjik apo kronik.

“Pra, ka disa emërtime dhe shpesh kemi konfuzion te pacienti, edhe nganjëherë ky konfuzion është jo i paqëllimshëm, sepse këtu dihet që ekziston një stigëm shumë e madhe sa i përket astmës bronkiale dhe shpesh pacientëve që kanë astmë bronkiale u referohet që ke vetëm një ftohje ose ke një problem me rrugët e frymëmarrjes por nuk i thuhet që ke astmë”, shpjegon ai.

Sipas pulmonologut, në disa raste mjekët zgjedhin të përdorin terma më të përgjithshëm për të mos shqetësuar apo zhgënjyer pacientin, pikërisht për shkak të perceptimit dhe stigmatizimit që ka astma në shoqëri.

Megjithatë, Morina thekson se është e rëndësishme të kuptohet se të gjitha këto probleme kanë një bazë të përbashkët dhe lidhen ngushtë me funksionimin e rrugëve të frymëmarrjes.

“Problematika bazë është te rrugët e frymëmarrjes, që në disa raste, për shkaqe të ndryshme që mund të jenë duhani, siç është te rasti i bronkitit kronik, apo një alergji bronkiti alergjik ose astma, dhe kjo bën që këto rrugë të frymëmarrjes pastaj të ngushtohen dhe njerëzit kanë këto vështirësi si në frymëmarrje ose mund të kenë edhe probleme të tjera me kollë ose me këto këlbaza që i shoqërojnë”, shpjegon pulmonologu.

Videon e plotë të intervistës, ku pulmonologu Morina flet më gjerësisht për simptomat, krizat astmatike dhe trajtimin e astmës, mund ta gjeni më poshtë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë