Mar, Maj 5, 2026
Banner Top
Banner Top
7 maji është afati i fundit për të aplikuar në sesionin Pranveror 2026 për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) ka rikujtuar se me 7 maj do të mbyllet afati për të aplikuar në Sesionin Pranveror 2026 për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP), i cili do të ofrohet pa pagesë për të gjithë anëtarët, përfshirë të punësuarit në sektorin publik, privat, si dhe anëtarët e papunë.

Sipas njoftimit, aktiviteti është akredituar nga Komisioni për EVP në OIK me 12 pikë kredituese.

Kjo odë ka theksuar se afati për aplikim është deri më 7 maj 2026, ndërsa trajnimet fillojnë më 13 maj 2026, dhe do të zhvillohen online përmes platformës ZOOM.

“Aplikimi bëhet përmes profilit personal në platformën online të OIK (app.oik-ks.org), duke përzgjedhur menynë “Trajnime”, më pas profilin përkatës të edukimit dhe duke klikuar në opsionin “Regjistro”.” shpjegohet në njoftim.

OIK tutje ka shpjeguar se për të interesuarit që nuk kanë qasje në profilin e tyre, mund të hyjnë në platformën e OIK dhe të klikojnë në opsionin “Keni harruar fjalëkalimin?”, ose të përdorin linkun:

https://app.oik-ks.org/Account/ForgotPassword

Nëse personat e interesuar nuk kanë qasje në e-mailin e regjistruar, atëherë OIK ka treguar se ata mund të bëjnë përditësimin e të dhënave përmes:

https://app.oik-ks.org/account/updatenewuser

“OIK inkurajon të gjithë anëtarët që të përfitojnë nga kjo mundësi për zhvillim profesional dhe ngritje të vazhdueshme të kapaciteteve në përputhje me standardet bashkëkohore të praktikës shëndetësore.” thuhet në njoftim.

Tutje është theksuar se për t’u informuar në kohë reale, të interesuarit mund të bashkangjiten në kanalin zyrtar të OIK në Viber:

https://invite.viber.com/…

Youtube

Arkiva

Kategoritë