Këtë të diel si çdo herë emisioni “Familja Jonë” sjell një mozaik temash nga terreni, intervista dhe rubrika të ndryshme në studio.
Emisioni hapet me Razije Musën, me të cilën diskutohet për rritjen dhe mirëqenien e foshnjës, duke krahasuar përvojat e së kaluarës me praktikat aktuale të kujdesit për të porsalindurit.
Në rubrikën “Magjikët e Vegjël” prezantohet Ardian Krasniqi, një i ri me ambicie dhe synime të qarta për të ardhmen, i cili ndan rrugëtimin dhe aspiratat e tij.
Nga terreni transmetohet një material nga Klinika Gjermane e Syve, i fokusuar në shërbimet dhe rëndësinë e kujdesit për shëndetin e syve.
Në bllokun e kuzhinës, Xhevahire Berisha Avdullahu prezanton përgatitjen e pogaçes tradicionale me suxhukë, duke sjellë në vëmendje gatimet autentike.
Emisioni transmetohet të dielën, në ora 16:00, në Kanal 10.













