Mar, Pri 21, 2026
Banner Top
Banner Top
A e dini që mund të jeni duke pasur dhimbje në qafë dhe shpinë si pasojë e ushtrimeve të bëra gabim?

Fizioterapeuti Arbër Smajli, në një intervistë gjatë emisionit “Familja Jonë”, ka folur për dhimbjet e qafës dhe shpinës, shkaqet më të shpeshta dhe mënyrat e trajtimit të tyre.

Sipas tij, çdo lëvizje e bërë në mënyrë të çrregullt mund të shkaktojë dhimbje.

“Jo gjithmonë dhimbja shfaqet menjëherë, por me kalimin e kohës këta persona mund të përballen me probleme në shpinë,” thekson Smajli.

Ai shton se dhimbjet në qafë dhe shpinë janë bërë një problem i madh dhe i përhapur në shoqëri, duke mos prekur më vetëm moshat e shtyera, por edhe gjeneratat më të reja. Sipas tij, kjo lidhet me qëndrimin e gjatë ulur, pozicionin jo të duhur të trupit, përdorimin e zgjatur të telefonit, si dhe ushtrimet fizike të kryera në mënyrë të gabuar.

“Ndikojnë sidomos ushtrimet si squats dhe deadlift. Nëse bëhen gabim, ato mund të shkaktojnë probleme në qafë ose në shpinë, varësisht nga gjendja e pacientit,” shpjegon Smajli.

Në videon më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë, ku fizioterapeuti Arbër Smajli flet më gjerësisht për dhimbjet e qafës, shkaqet dhe mënyrat e trajtimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë