Pre, Pri 17, 2026
Banner Top
Banner Top
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë: mbi 45 mijë shërbime për tre muaj

Rekord vizitash ambulantore, mbi 45 mijë shërbime për tre muaj në Spitalin e Mitrovicës
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka përmbyllur tremujorin e parë të vitit 2026 me një numër rekord të vizitave në ambulancat specialistike.


Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe janë realizuar gjithsej 45,300 vizita mjekësore, duke dëshmuar një vëllim të lartë pune dhe angazhim të stafit shëndetësor.


“Nga hapat e parë të jetës në Neonatologji e deri te kujdesi i specializuar në Dializë e Kirurgji, stafi ynë ka shërbyer me përkushtim në mbi 18 profile të ndryshme mjekësore”, thuhet në njoftimin e spitalit.

​”Ky numër i madh vizitash dhe konsultimesh mjekësore është arritur falë punës dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve në repartet si: ​Kirurgji, Ortopedi, Urologji, Oftalmologji, Gjinekologji me Obstetrikë, ORL, Pediatri, Neonatologji,​Interno, Infektivë, Neurologji, Psikiatri, Pulmologji, ​Emergjencë, Hemodializë, Fiziatri, si dhe Dermatovenerologji.” theksohet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë