Sot nisi dita e parë e konferencës ndërkombëtare multidisiplinare në fushën e shkencave mjekësore, e cila po mbahet më 10 dhe 11 prill, duke bashkuar profesionistë të shëndetësisë përmes pjesëmarrjes fizike dhe asaj online.
Kjo konferencë ka mbledhur pjesëmarrës nga vende të ndryshme, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga rajoni dhe më gjerë, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Turqinë.
Në fjalën e tij hyrëse, organizatori i konferencës, Basri Lenjani, falënderoi të gjithë të pranishmit për interesimin dhe pjesëmarrjen, duke theksuar rëndësinë e organizimeve të tilla për zhvillimin e vazhdueshëm të fushës së mjekësisë.
Ai shpjegoi se konferenca përfshin ligjërata shkencore të nivelit të lartë, mundësi të vlefshme për rrjetëzim ndërkombëtar, si dhe prezantimin e arritjeve dhe zhvillimeve më të fundit në shkencën mjekësore.
Lenjani çmoi lart kontributin e të gjithë profesionistëve shëndetësorë, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në shoqëri. AI theksoi veçanërisht rëndësinë e rrjetëzimit, krijimit të kontakteve profesionale dhe shkëmbimit të përvojave, si elemente kyçe për avancimin e praktikave mjekësore dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Gjatë fjalimeve hyrëse nga të pranishmit, u vlerësua gjithashtu lart kontributi i infermierëve dhe mamive, duke u theksuar se puna dhe përkushtimi i tyre nuk duhet të mbetet në hije, pasi ata përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të sistemit shëndetësor.

Kjo konferencë u pasurua edhe me një moment artistik, ku kontributi i mantelbardhëve u nderua përmes një interpretimi nga kori i mjekëve ‘Lira’, duke i dhënë aktivitetit një dimension më të ngrohtë dhe simbolik.

Ligjëruesit e kësaj konference përfshijnë:
• Assoc. Prof. Emre Tokuç, MD, FEBU – Specialist i Urologjisë, Acıbadem Kartal Hospital
• Assoc. Prof. Tuğba Akın Telli, MD – Specialiste e Onkologjisë Mjekësore, Istanbul Florence Nightingale Hospital
• Prof. Alper Toker, MD – Shef i Kirurgjisë Torakale, Istanbul Florence Nightingale Hospital
• Assoc. Prof. Cengiz Dibekoğlu, MD – Specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme, Istanbul Florence Nightingale Hospital
• Prof. Ass. Arber Neziri – Klinika e Urologjisë, QKUK
• Prof. Assoc. Basri Lenjani, MD, PhD – QKUK
• Dr. Esen Uysal, MD – Drejtore, International Emergency Training Center, Izmir
• Dr. Nejat Uysal, MD – Departamenti i Emergjencës, EMOT Hospital
• Dr. Skender Brataj, MD – Drejtor i Emergjencës Kombëtare, Tiranë
• Prof. Dr. Kastriot Haxhirexha – Universiteti Publik i Tetovës
• Prof. Dr. Agron Dogjani, MD, PhD, FACS, FISS, FICS, FAAST – Kirurg i Përgjithshëm, Spitali Universitar i Traumës
• Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj – Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë
• Dr. Bardha Dervishi Bexheti – Klinika Emergjente, QKUK
• Prof. Dr. Sadi Bexheti, MD, PhD – Universiteti i Tetovës, Fakulteti i Shkencave Mjekësore
• Dr. Ergys Mici, PhDc – Departamenti i Emergjencës, Spitali Rajonal Elbasan
• Assoc. Prof. Amina Zorlak Cavcic, MD, PhD(c) – Universiteti i Sarajevës, Mjekësia Ligjore
• Dr. Arjana Reli, MD, PhD – Psikiatre, Qendra e Shëndetit Mendor Komunitar, Tiranë
• Prof. Assoc. Edlira Harizi, MD, PhD – Neurologji, Spitali Rajonal Durrës
• MA. Nexhmije Gori, PhD(c) – Kryetare, Oda e Infermierëve të Kosovës
• Dr. Shenasi Jusufi – Specialist i Pediatrisë–Neonatologji, “Alfa Medikus”, Kumanovë
• Prof. Assoc. Besim Memedi, MD, PhD – Universiteti i Tetovës
Familja Jonë është sponsor medial i Konferencës Ndërkombëtare Multidisiplinare të Shkencave Mjekësore.













