Më 8 prill 2019, për herë të parë u lansua për publikun portali “Familja Jonë”, duke u bërë një vazhdim natyral i frymës së emisionit me të njëjtin emër, i cili funksionon që nga viti 2014.
Kjo platformë ka ndjekur të njëjtën qasje si emisioni, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së publikut përmes informimit dhe këshillave të profesionistëve shëndetësorë.
Në kuadër të Familja Jonë janë promovuar qindra profesionistë të fushës së shëndetësisë, ndërsa njëkohësisht u është dhënë hapësirë edhe kauzave që kontribuojnë në të mirën e shoqërisë.
Krahas shëndetit, portali ka trajtuar tema që lidhen me barazinë gjinore, përfaqësimin dhe përfshirjen e grupeve të margjinalizuara, si dhe çështje që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat sociale dhe shëndetësore të të gjithë qytetarëve.
Përmes këtyre trajtimeve, është synuar të promovohet një qasje gjithëpërfshirëse dhe e barabartë ndaj informimit dhe kujdesit shëndetësor.
Publiku është informuar në mënyrë të vazhdueshme për çështje që lidhen me shëndetin e përgjithshëm, shëndetin mendor dhe atë fizik, si dhe për mënyra të jetesës së shëndetshme, përfshirë edhe ushqyerjen dhe dietat e balancuara.
Gjithashtu, janë trajtuar simptomat e hershme të sëmundjeve dhe shenjat që nuk duhen anashkaluar, duke theksuar rëndësinë e dallimit mes miteve dhe fakteve. Në këtë drejtim, është inkurajuar që qytetarët të mos praktikojnë vetëdiagnostikimin, por t’u drejtohen profesionistëve shëndetësorë.
Në seksionin e letërnjoftimeve, publiku mund të gjejë kontakte të profesionistëve shëndetësorë nga fusha të ndryshme.
Portali Familja Jonë do të vazhdojë të raportojë në mënyrë të rregullt dhe të trajtojë çështje që janë në interes të publikut.
Familja Jonë është e pranishme edhe në rrjetet sociale si YouTube, Facebook, Instagram dhe TikTok, ku publiku mund të informohet përmes videove të gjata, formateve të shkurtra si reels dhe shorts, si dhe përmes artikujve, intervistave dhe lajmeve të shkruara.
Më poshtë gjeni disa nga emisionet që shënojnë përvjetorin e Familja Jonë:













