Një konferencë ndërkombëtare multidisiplinare në fushën e shkencave mjekësore do të mbahet më 10 dhe 11 prill 2026 në Prishtinë, në Hotel Sirius, me pjesëmarrje fizike dhe online.
Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierëve të Kosovës për të gjitha profilet, ku pjesëmarrësit pasiv përfitojnë 15 pikë, ndërsa ata aktiv 20 pikë.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë profesionistë shëndetësorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera, ndërsa programi përfshin ligjërata nga ekspertë të fushës.
Pagesa për pjesëmarrje është 50 euro për anëtarët e Odës së Mjekëve të Kosovës dhe 30 euro për anëtarët e Odës së Infermierëve të Kosovës.
Organizatorët kanë bërë të ditur se të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut përkatës, ndërsa për informata shtesë mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 045 254 364 ose përmes emailit zyrtar.
Kjo konferencë synon të shërbejë si platformë për shkëmbim përvojash dhe prezantim të zhvillimeve më të fundit në fushën e mjekësisë.
Familja Jonë do të jetë sponsor medial i kësaj konference.













