Mar, Pri 7, 2026
Banner Top
Banner Top
11 të mitur në Qendra Korrektuese për të Mitur Lipjan certifikohen për ndihmën e parë

Në Qendra Korrektuese për të Mitur Lipjan janë certifikuar 11 të mitur të dënuar, të cilët kanë përfunduar me sukses kursin bazik të ndihmës së parë.

Siç njofton, Shërbimi Korrektues i Kosovës, ky trajnim ka për qëllim pajisjen e pjesëmarrësve me njohuri dhe aftësi praktike për reagim të shpejtë dhe të saktë në situata emergjente, veçanërisht në rastet e arrestimit kardiak.

“Gjatë kursit, të miturit janë trajnuar në aplikimin e CPR dhe përdorimin e pajisjes AED, ndërhyrje këto që rrisin ndjeshëm shanset për mbijetesë, parandalojnë dëmtimet serioze të trurit dhe stabilizojnë gjendjen e personit deri në mbërritjen e ndihmës profesionale.” – ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Tutje në njoftim është theksuar se përveç aspektit praktik, ky trajnim kontribuon edhe në rritjen e vetëdijes dhe përgjegjësisë personale, duke e bërë ndihmën e parë një aftësi të rëndësishme për jetën e përditshme dhe për sigurinë në komunitet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë