Gjatë javës së kaluar, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë realizuar 26 lindje, (duke përfshirë edhe të hënën e 6 prillit).
Sipas raportit javor që ka publikuar Spitali i Përgjithshëm në Pejë, javën e kaluar janë kryer gjithsej 3,117 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 276 pranime të reja për trajtim.
Mesatarisht, 198 pacientë kanë qenë të shtrirë çdo ditë.
Në laboratorë, 1,734 pacientë kanë kryer gjithsej 24,381 analiza laboratorike. Po ashtu, janë realizuar 79 operacione me sukses dhe 265 dializa.
Shërbimet diagnostike përfshijnë 7,924 incizime me rëntgen, 399 ekzaminime me ultrazë, 91 MRI dhe 10 mamografi.
Gjithashtu, janë kryer 42 ehokardiografi, 13 ergometri, 17 gastroskopi dhe 12 kolonoskopi.
Në kuadër të rehabilitimit, janë ofruar edhe 238 shërbime fiziatrike.













