Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbahet takimi koordinues për përgatitjet e fillimit të sistemit të triazhimit në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është mbajtur një takim i menaxhmentit të Spitalit i kryesuar nga Drejtori Mjekësor Dr. Shkumbin Berisha, me Drejtorët e Drejtorateve dhe përfaqësuesit e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare nga komunat Istog, Klinë dhe Deçan.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë përmes një njoftimi ka treguar se gjatë takimit është diskutuar për nevojën e koordinimit ndërmjet nivelit primar dhe atij sekondar të kujdesit shëndetësor.

“Fokus i veçantë i diskutimeve ishte organizimi i referimit të pacientëve nga QKMF-të drejt spitalit, në funksion të zbatimit sa më efikas të triazhimit dhe menaxhimit të rasteve sipas prioritetit klinik, që këtë vit pritet të zbatohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.” – thuhet në njoftim.

Aty është përmendur se nga ky takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për të përmirësuar rrjedhën e pacientëve dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore, në mënyrë që çdo pacient të marrë kujdesin e duhur në kohën e duhur.

“Spitali i Përgjithshëm në pejë shpreh falenderimin për bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm që ka me QKMF-të e komunave të rajonit të Pejë.” – bëhet e ditur në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë