Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Kryekuvendarja Haxhiu: festa e Fitër Bajramit është një festë shumë e rëndësishme dhe domethënëse

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka vizituar Myftiun Naim Tërnava, ku ajo edhe përcolli urimet e saj me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Haxhiu u shpreh se për qytetarët e besimit islam, festa e Fitër Bajramit është një festë shumë e rëndësishme dhe domethënëse.

“Muaji i shenjtë i Ramazanit na mëson durimin dhe mirësinë, ndërsa festa e Fitër Bajramit na mëson si këto vlera t’i ndajmë me të tjerët.” tha Haxhiu.

Ajo theksoi edhe rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare si një vlerë e rëndësishme në Kosovë.

“Vizita jonë sot këtu, në Bashkësinë Islame të Kosovës, është gjithashtu një shenjë respekti për punën dhe kontributin që ajo ka dhënë për shoqërinë dhe shtetin tonë, sidomos në kultivimin e paqes dhe bashkëjetesës ndërfetare, në frymën e mirëkuptimit, që janë vlera shumë të rëndësishme për shoqërinë dhe Republikën e Kosovës.” theksoi Haxhiu.

“Le të na shërbejë kjo festë e Fitër Bajramit si kujtesë se secili nga ne mund të japë shumë nga vetja për t’i lartësuar këto vlera të shoqërisë sonë; në këtë mënyrë forcojmë besimin dhe njëkohësisht ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë.” shtoi ajo.

Youtube

Arkiva

Kategoritë