Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë festës së Bajramit, duke theksuar rëndësinë e balancës ushqimore në këtë periudhë festive.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, spitali rikujton se tryezat festive shpesh janë të pasura me ushqime, por konsumimi i tepërt mund të ketë ndikim negativ në shëndet.
Ndaj, qytetarët këshillohen të shmangin porcionet e mëdha dhe të kufizojnë ëmbëlsirat dhe ushqimet me yndyrë të lartë.
Po ashtu, spitali thekson rëndësinë e konsumimit të mjaftueshëm të ujit gjatë ditës dhe të ruajtjes së aktivitetit fizik në nivel të përshtatshëm, si mënyrë për të mbajtur shëndetin nën kontroll gjatë festave.













