Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
“Shtëpia-shkollë” e familjes Hertica shpallet zyrtarisht shtëpi muze

“Shtëpia-shkollë” e familjes Hertica në Prishtinë është shpallur zyrtarisht shtëpi muze.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka bërë të ditur këtë duke theksuar se kjo shtëpi ka shënuar një akt të jashtëzakonshëm guximi, sakrifice dhe dashurie për dijen dhe atdheun.

“Në vitet më të vështira të historisë sonë, kur arsimi në gjuhën shqipe ishte i ndaluar dhe fëmijët tanë rrezikonin të mbeteshin pa të ardhme, familja e Mehmet Herticës hapi dyert e shtëpisë dhe e shndërroi atë në shkollë.” – ka shkruar Rama.

Kreu i Komunës së Prishtinës ka cilësuar se kjo shtëpi nuk ishte më vetëm një strehë por ishte një dritë shprese, një vend rezistence dhe një simbol i qëndresës së popullit të Kosovës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë