Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut, gjatë kësaj jave ka zhvilluar ligjërata me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Mitrovicën e Jugut, Vushtrri e Skenderaj.

Sioas njoftimit të publikuar nga Policia e Kosovës, ligjëratat janë realizuar nga njësitet e Policisë në Bashkësi, me qëllim të ngritjes së vetëdijes tek të rinjtë lidhur me pasojat e përdorimit të substancave narkotike dhe ndikimin e tyre në aspektin individual dhe shoqërore që sjell përdorimi i substancave narkotike.
“Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë, këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera parandaluese do të jenë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit shkollor.” – ka njoftuar policia.












