296 pacientë kanë kryer 3,743 analiza laboratorike gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Kështu tregon raporti ditor i publikuar nga ky spital ku gjithashtu tregohet se 203 pacientë të shtrirë aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Sipas raportit shërbimet tjera që janë kryer për pacientët gjatë 24 orëve të fundit përfshijnë:
• 426 vizita specialistike
• 52 pranime
• 203 pacientë të shtrirë aktualisht
• 296 pacientë kanë kryer 3,743 analiza laboratorike
• 11 operime të suksesshme
• 37 dializa
• 127 Rëntgen, 42 Ultra Zëra, 20 MRI
• 6 ehokardiografi
• 4 kollonoskopi
• 49 shërbime fiziatrike
Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë lindur 8 foshnje.












