Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Përdorimi i rregullt i ergometrisë në Spitalin e Mitrovicës ka rritur ndjeshëm saktësinë e diagnozave

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, specialistët e kardiologjisë kryejnë në baza ditore ergometrinë (e njohur ndryshe si testi i ngarkesës). Siç njofton spitali, kjo pajisje mbetet një nga mjetet diagnostikuese më të fuqishme dhe të pazëvendësueshme.

“Përdorimi i rregullt i ergometrisë në spital ka rritur ndjeshëm saktësinë e diagnozave, duke shmangur transferimet e panevojshme drejt QKUK, duke ofruar trajtim të shpejtë e cilësor brenda qytetit të Mitrovicës.” theksohet në njoftimin e spitalit.

Aty tutje theksohet se ​kjo pajisje mat performancën e zemrës në kushte të sforcimit fizik, duke u ofruar mjekëve një pamje të qartë të funksionimit të sistemit kardiovaskular. Mjekët spitalit e përdorin ergometrinë çdo ditë për të kontrolluar pacientët që kanë ankesa si: dhimbje gjoksi, rrahje të shpeshta të zemrës (takikardi).

“​Përmes ekzaminimit të dhjetëra pacientëve brenda ditës, stafi mjekësor arrin të parandalojë sëmundje të rënda kardiake, si infarkti, falë zbulimit të hershëm të patologjive.” bëhet e ditur në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë