Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se 15 operime të suksesshme janë kryer dje në këtë spital.
Në raportin 24 orësh të publikuar nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë po ashtu janë treguar edje disa mga shërbimet kryesore që janë realizuar gjatë ditës së djeshme, duke përfshirë:
- 437 Vizita specialistike;
- 51 Pacientë janë shtruar për shërim dje;
- 4 Lindje;
- 34 Dializa;
- 138 Rëntgen, 41 Ultra Zëra, 20 MRI;
- 8 ergometri, 14 ehokardiografi,9 gastroskopi;
- 55 Shërbime Fiziatrike;
Spitali gjithashtu ka theksuar se gjatë ditës së djeshme, 246 pacientë kanë kryer 3,154 analiza.
Sipas raportit të publikuar, aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë të shtrirë 189 pacientë.












