Doktori Liridon Bujupi ka njoftuar se pas një rrugëtimi pesëvjeçar ka përfunduar specializimin dhe është bërë zyrtarisht specialist i pulmologjisë.
Përmes një postimi, ai ka shprehur mirënjohje për mentorët, kolegët, familjen dhe pacientët që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi profesional.
“Sot pas rrugëtimit 5 vjeçar zyrtarisht Specialist i Pulmologjisë! Falënderoj Zotin e gjithësisë që më nës të sfidave me dha shnet!”, ka shkruar ai në njoftimin e tij.
Bujupi ka falënderuar gjithashtu komisionin vlerësues dhe stafin e Klinikës së Pulmologjisë për përvojën gjatë specializimit.
“Falënderoj komisionin vlerësues: Ass. Dr. Besim Morina Dr. Sci Internist-Pulmolog, Dr. Sci. Nedihe Fejzullahu Interniste-Pulmologe, Dr. Flamur Marku Mr. Sci. PhDc Pulmolog Faleminderit Ish-Drejtorin Dr. Musa Hoxha, Dr. Villaznim Luzha, Dr. Burbqe Shurdha Kryetare e komitetit specialist, të gjithë Specialistët, specializantet, infermierët dhe stafin mbështetës të Klinikës se Pulmologjisë për këtë eksperiencë 5 vjeçare të kaluar së bashku!” ka shkruar Bujupi.


Ai ka falënderuar gjithashtu ish-mentoren e tij Rukije Mehmeti për “mësimet jetësore”, si dhe Dr. Flamur Markun, për të cilin ka thënë se ka qenë mësues i bronkoskopisë dhe një shok.
Në fund të postimit, ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për familjen dhe prindërit e tij për mbështetjen gjatë këtij rrugëtimi.
“Falënderoj te gjithë ata pacient që takova, të cilëve nëse jo gjithçka mundu me ju ofru buzëqeshje dhe dashni profesionale! Me respekt Dr. Liridon Bujupi Specialist!” ka përmbyllur Bujupi.














