Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar donacion prej 10 karrocave për pacientët. Siç ka njoftuar spitali, ky donacion ka ardhur nga Fondacioni Humanitar Gorenje.
Në njoftimin e spitalit është theksuar se ky kontribut do të lehtësojë lëvizjen dhe transportin e pacientëve brenda hapësirave të spitalit, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe kujdesit ndaj tyre.


“Donacione të tilla dëshmojnë solidaritet dhe mbështetje e rëndësishme për institucionin tonë dhe për pacientët që marrin shërbime çdo ditë në spitalin tonë. Në emër të menaxhmentit dhe stafit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, ju falënderojmë përzemërsisht për këtë kontribut të vlefshëm.” thuhet në njoftim.












