Die, Mar 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Rezultate të shkëlqyera në NEO Science Olympiad 2026 në Orlando, SHBA: Dy medalje ari për nxënësin Qazim Osaj

Një sukses i jashtëzakonshëm ka ardhur nga gara ndërkombëtare NEO Science Olympiad 2026, e mbajtur në Orlando, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nxënësi i klasës së 7-të, Qazim Osaj, ka shkëlqyer me rezultate mbresëlënëse, duke fituar dy medalje të arta.

Në këtë kompeticion të rëndësishëm, ku marrin pjesë nxënës nga vende të ndryshme të botës, Qazimi arriti të ngjitet në majë të podiumit në dy fusha kryesore:

  • Matematikë – Medalje e Artë
  • Shkencë – Medalje e Artë

Ky triumf dëshmon talentin, përkushtimin dhe disiplinën e një të riu nga Drenica, i cili me punë dhe vullnet të fortë arriti të përfaqësojë denjësisht veten dhe vendin në një skenë ndërkombëtare.

Suksesi i Qazim Osajt është një motivim i madh për të gjithë nxënësit dhe një dëshmi se rinia jonë ka potencial të jashtëzakonshëm, kur mbështetet dhe udhëhiqet drejt dijes.

Urime kampion Qazim Osaj! Krenari për familjen, shkollën dhe për gjithë vendin!

Youtube

Arkiva

Kategoritë