Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
21 nëntori – dita botërore e kancerit të pankreasit

Shkruar nga Dr. Visar Zekaj – Gastroenterelog

21 nëntori është dita botërore e kancerit të pankreasit.Nga të gjitha llojet e kancereve, kanceri i pankreasit ka shkallën më të ulët të mbijetesës në Europë.

Është përgjegjës për vdekjen e 95000 europianëve në vit dhe jetëgjatësia pas diagnostifikimit është rreth 4.6 muaj.


Përmirësimi i pacientëve në katër dekadat e fundit ka qenë i madh por që është në kundërshtim me nivelin e jetëgjatësisë në raport me kanceret e tjera.


Faktorët e rrezikut të shfaqjes së kancerit të pankreasit janë historia familjare, obeziteti, konsumimi i duhanit dhe alkoolit, pankreatiti kronik dhe cistet e pankreasit. Janë dy forma të kanceri ato janë Adenokarcinoma dhe Karcinoma papilare.


Diagnostifikimi është mjaft i vështirë për shkak se është i heshtur, por këta pacientë kanë humbje oreksi, dhimbje shpine dhe epigastrike, mundimi për vjellje, rënia në peshë, shfaqja e sëmundjes së sheqerit e në disa raste mund të shfaqet edhe tromboza. Kurse kontrolla te gastrohepatologu, ekografia e abdomenit, TK e abdomenit, MRI e abdomenit, Ekoendoskopia, MRCP, angiografia janë metoda diagnostike që na ndihmojnë në diagnostifikim e poashtu edhe analizat biokimike dhetumor markeret na ndihmojnë në diagnostifikim, kurse me të gjitha këto nuk arrijmë të diagnostifikojjmë bëhet laparatomia diagnostike. Pas vendosjes definitive të diagnozës bëhet plani i trajtimit që përfshin, trajtmin endoskopik, kirurgjikal, kimioterapi, mjekimi paliativ./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë