Intervistat e punës, janë shumë stresuese.
Prandaj, në intervistë pune ju duhet të kujdeseni për secilin detaj, prej mënyrës se si qëndroni e flisni.
Pavarësisht kësaj, janë edhe disa gjëra jashtë jush që ndikojnë në performancën tuaj në intervista pune e ato janë:
Mos caktoni intervistë për ditën e hënë apo të premte
Psikologët dhe rekruterët me eksperiencë, thonë që këto dy ditë nuk janë të mira për intervista. Sipas tyre dita perfekte për një intervistë pune është e marta nga ora 10 në mëngjes deri në orën 15:00. Sipas tyre, e hëna ësht ë shumë e vështirë për të gjithë kurse të premten të gjithë janë duke menduar për vikendin.
Mos buzëqeshni shumë
Rekruterët nuk pëlqejnë njerëzit që qeshin shumë – pasi jepet përshtypja që personi nuk është serioz mjaftueshëm.
Bëhuni dëgjues të mirë
Ekspertët besojnë që një dëgjues i mirë në një intervistë pune, ka më shumë tendencë të pranohet në punë. Kjo pasi, jepet përshtypja që ju dëgjoni mirë përpara se të jepni mendimin tuaj./Familja Jone