Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Trajnimi i shumëkërkuar tani po ofrohet për ju! – Bëhuni pjesë e trajnimit që ndryshon qasjen ndaj autizmit më 18 tetor në Prishtinë!

Një trajnim i rëndësishëm profesional me temën “Çrregullimet e spektrit të autizmit” do të mbahet më 18 tetor 2025 (e shtunë) në Hotel Sirius, Prishtinë. Ky trajnim është i akredituar dhe ofron 6 pikë kredituese për pjesëmarrësit pasivë dhe 9 pikë për pjesëmarrësit aktivë, të vlefshme për licencim dhe rilicencim profesional.

Trajnimi do mbahet nga Specialisti i Psikologjisë Klinike, Visar Sadiku në Prishtinë.

Trajnimi është i dedikuar për profesionistë të shëndetit mendor, psikologë, mësimdhënës, edukatorë dhe logopedë, të cilët dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre rreth çrregullimeve të spektrit të autizmit dhe të mësojnë mënyra praktike të qasjes dhe mbështetjes ndaj personave me këto çrregullime.

Pagesa e pjesëmarrjes është 30 euro, ndërsa regjistrimi i pjesëmarrësve do të bëhet nga ora 09:50 në mëngjes. Organizatorët ftojnë të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar që, në rast se nuk mund të marrin pjesë, të kontaktojnë paraprakisht për të liruar vendet e tyre dhe për të krijuar mundësi për pjesëmarrës të tjerë të interesuar.

Për më shumë informata dhe kontakt: +383 (49) 457-807 (Viber)

Ky trajnim përfaqëson një mundësi të vlefshme për zhvillim profesional dhe përmirësim të praktikave në fushën e mbështetjes së personave me çrregullime të spektrit të autizmit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë