Pre, Kor 3, 2026
Banner Top
Banner Top

Inflamacioni kronik, çekuilibrat hormonalë dhe problemet metabolike, si rezistenca ndaj insulinës, mund të rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare tek gratë, sipas një studimi të ri.

Ekspertët shqyrtuan 28 studime që përfshinin mbi 3 milionë gra dhe analizuan çrregullime gjinekologjike si endometrioza, sindroma e vezoreve policistike (PCOS), dhimbjet menstruale dhe ciklet menstruale të çrregullta.

Studimi botuar në revistën “Heart”, tregoi se gratë me të paktën një nga këto gjendje kishin një rrezik 28% më të lartë për të zhvilluar sëmundje të zemrës ose të tru, veçanërisht tek ato me endometriozë ose PCOS, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

“Ne vendosëm të hetojmë këtë lidhje sepse sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekshmërisë në botë, dhe kuptimi i rrezikut tek gratë me këto gjendje është thelbësor për parandalimin shëndetësor,” tha Mathew Leonardi, profesor në Universitetin McMaster, Kanada.

Analiza tregoi se rreziku mund të shfaqet herët në jetë, duke sugjeruar rëndësinë e monitorimit dhe ndërhyrjeve të hershme, por nuk u gjet rritje e vdekshmërisë tek këto paciente.

Ekspertët theksojnë se çrregullimet gjinekologjike jo-malinje mund të kenë ndikim sistemik, duke u lidhur me inflamacionin kronik, çekuilibrat hormonalë dhe çrregullimet metabolike, të cilat shpesh mbivendosen dhe përforcojnë njëri-tjetrin.

Sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, duke përbërë 43% të vdekjeve tek gratë në BE.

Profesori Leonard këshillon që pacientet të jenë proaktive, duke monitoruar presionin e gjakut, kolesterolin dhe peshën trupore, pa alarm të panevojshëm.

Youtube

Arkiva

Kategoritë