Jeta e zënë që bëjmë mund ta bëjë të duket se ushqyerja e shëndetshme kërkon kohë dhe përpjekje. Mirëpo, ndryshimi i vetëm disa zakoneve mund të bëjë një ndryshim të madh. Ja disa këshilla për të kursyer kohë duke bërë që vaktet tuaja të zgjasin më shumë.
5 këshilla për kursim kohe në ushqyerje të shëndetshme:
1. Planifikoni një blerje të rregullt çdo javë
Caktoni një kohë të rregullt për të blerë ushqime dhe për ta mbushur sërish kuzhinën me ushqime të shëndetshme. Kjo do të thotë që do të ktheheni në shtëpi me ushqim dhe nuk do të bini në tundimin e porosive të ushqimeve të gatshme apo fast-food, të cilat zakonisht kanë shumë kripë, sheqer dhe yndyrna të ngopura. Nëse kjo ju duket sfidë, provoni të bëni blerjet online ose të organizoni një shpërndarje në shtëpi nga dyqani lokal i frutave.
2. Gjeni kohë për mëngjesin
Mëngjeset shpesh janë të nxituara por mëngjesi është i rëndësishëm. Ngrihuni 10 minuta më herët për të shijuar një mëngjes të pasur me vlera ushqimore.Nëse nuk jeni të uritur, merrni diçka për të ngrënë në rrugë, si një banane ose një smoothie frutash me qumësht me përmbajtje të ulët yndyre.
3. Përgatitni drekën një natë më herët
Provoni të përgatisni drekën e paketuar natën para për të kursyer kohë në mëngjes. Sanduiçet dhe petët me vezë, peshk ose mish ruhen mirë në ngrirje, kështu që mund t’i përgatisni për të gjithë javën.
4. Keni parasysh opsionet për vakate të shpejta por të shëndetshme
Ka shumë receta të shpejta, të thjeshta dhe të shëndetshme që mund të përgatiten në 30 minuta ose më pak. Përdorimi i perimeve të ngrira ose të konservuara mund të kursejë kohë në prerjen e përbërësve.
5. Ruani në ngrirje pjesët e mbetura të ushqimit për t’i përdorur më vonë
Kur keni kohë, si gjatë fundjavës, gatuani në sasi të mëdha dhe ngrini vakte për të kursyer kohë gatimi kur jeni të zënë. Orizi, pasta dhe bishtajoret e gatuara gjithashtu mund të ngrihen në porcione për një vakt, të ngrohen dhe të shtohen në receta të tjera kur ju nevojiten. /Healthy Eating and Active Living/













