Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës e ka organizuar një konferencë shkencore për diagnostikimin e trombofilisë në shtatzëni.
Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës e ka organizuar një konferencë shkencore me temë “Gjenetika, Patofiziologjia, Diagnostikimi dhe Trajtimi i Trombofilisë në shtatzëni”.
Në këtë konferencë përveç ligjëruesve vendor, po marrin pjesë edhe ligjërues ndërkombëtarë.
Konferenca i është dedikuar specialistëve dhe specializantëve të gjinekologjisë dhe hematologjisë.













