Në kuadër të muajit tetor, i cili njihet ndërkombëtarisht si Muaji i Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, përmes Shërbimit të Radiologjisë, ka nisur ofrimin e mamografisë falas për të gjitha gratë mbi moshën 45 vjeçare.
Ky aktivitet ka për qëllim zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, i cili ndikon drejtpërdrejt në rritjen e shanseve për trajtim të suksesshëm dhe mbijetesë.
Mamografia është një metodë radiologjike (rëntgen) që përdoret për incizimin dhe diagnostikimin e ndryshimeve apo sëmundjeve të gjirit. Ky ekzaminim është i sigurt dhe rekomandohet veçanërisht për gratë në grupmoshën mbi 45 vjeç, tek të cilat rreziku për kancer të gjirit është më i lartë.
Gratë e interesuara duhet të paraqiten paraprakisht në Shërbimin e Radiologjisë për caktimin e një termini, në mënyrë që të respektohet lista e planifikuar dhe të shmangen pritjet e panevojshme.
🩷 Zbulimi i hershëm = Mbijetesë!
“Ato kanë nevojë për ndihmën dhe kurajon tonë, ne kemi nevojë për buzëqeshjen e tyre.”
Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit fton të gjitha gratë që plotësojnë kriterin e moshës të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.













