Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Bukë e Thekur me Rigon Dhe Hudhër – Vlerat që Fiton Organizmi Përveç Shijes

Buka e thekur është pjesë e pandashme e një ushqimi të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Ajo shijon shumë nëse lyhet me vaj ulliri ose gjalpë.

Në këtë recetë të thjeshtë do të mësoni se si të pasuroni shijen e bukës së thekur me një shtresë gjalpi dhe erëzash.

Përbërësit

  • 4 lugë e gjysmë çaji me gjalpë të butë,
  • 1-2 thelbinj hudhër
  • Gjysëm qepujke
  • Një majë luge çaji me rigon
  • Një majë luge çaji me spec të kuq pluhur
  • Dy-tre feta bukë

Përgatitja

Përzieni në një mikser gjalpin dhe erëzat dhe me të lyeni fetat e bukës,

Vendosini ato në një letër pjekjeje dhe piqini në furrë për 10-15 minuta.

Këto feta shërbejnë shumë mirë si antipastë për festa e gëzime familjare.

Ato shërbejnë për të hapur por edhe për të shuar oreksin.

Pesë Arsye Të Forta Pse Duhet Të Hani Bukë Të Thekur

Vlerat e bukës së thekur shkojnë përtej shijes së mirë të saj.

Këto vlera shumëfishohen pikërisht gjatë thekjes.

Buka e Thekur Për Diabetikët

Sipas të dhënave, buka e thekur ka dy vlera të mëdha për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Ajo ul nivelin e indeksit të glicemisë dhe sasinë e yndyrnave tek buka.

Indeksi i Glicemisë

Normalisht, njerëzit që vuajnë nga diabeti, ose ata që përpiqen të bien në peshë, nuk duhet të konsumojnë bukë.

Por gjatë thekjes, indeksi i glicemisë tek buka ulet.

Kjo do të thotë se buka ka një efekt më të vogël tek niveli i sheqerit në gjak.

Yndyrnat

Buka përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash.

Të dhënat tregojnë se thekja ul përmbajtjen e yndyrnave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin.

Tretja

Buka e thekur u vjen në ndihmë njerëzve që vuajnë nga problemet e tretjes.

Buka e thekur, banania, orizi dhe salca e mollës janë produktet më të rekomanduara kundër diaresë.

Më Shumë Energji

Buka e thekur është e pasur me niseshte, e cila ofron shumë energji.

Kjo e fundit është e domosdoshme kur organizmi kërkon të përpunojë ushqyesit.

Të Përzierat 

Kombinimi i një gote me qumësht dhe një fete bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave.

Megjithatë, një trajtim i tillë nuk rekomandohet nëse jeni prekur nga virozat, sepse produktet e bulmetit nuk ndërveprojnë mirë në organizëm gjatë kësaj sëmundjeje.

Buka më e shëndetshme që rekomandohet është ajo e përgatitur me drithëra të plota.

Një bukë e tillë është e pasur me ushqyes dhe vlerat e saj rriten gjatë thekjes.

Youtube

Arkiva

Kategoritë