Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Profesori Fitim Uka publikon librin e tij të pestë: “Komunikimi akademik – nga ideja te publikimi”

Profesori i njohur i psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, Fitim Uka, ka publikuar librin e tij të pestë me radhë, i cili njëkohësisht është botimi i dytë që fokusohet në shkrimin akademik. Libri mban titullin “Komunikimi akademik – nga ideja te publikimi”.

Ky udhërrëfyes praktik dhe gjithëpërfshirës është krijuar për studentë dhe studiues të të gjitha fushave që synojnë të zotërojnë procesin e të shkruarit akademik. Libri ofron një qasje të sistemuar, të qartë dhe të zbatueshme për të gjitha etapat e domosdoshme të hartimit të një punimi shkencor, nga formulimi i idesë, analiza metodologjike, e deri te botimi.

Fitim Uka është profesor në Universitetin e Prishtinës dhe anëtar i Munich Center for Learning Sciences në Gjermani. Studimet i ka kryer në Prishtinë, Mynih, Freiburg dhe Çikago. Ai është autor i librit “Teoria dhe Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm”, botuar nga prestigjiozja Wiley, si dhe themelues i klinikës “Empatia”, ku ofron shërbime psikoterapeutike.

Me mbi 50 publikime shkencore dhe prezantime në konferenca ndërkombëtare, libri i ri i Uka-s shënon një tjetër përpjekje serioze për të ndihmuar zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve dhe studiuesve shqiptarë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë