Shtatori shënohet si muaji i ndergjegjësimit për vetëvrasjet në mbarë botën, një periudhë e cila na kujton se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik, pasiqë vetëvrasja mbetet një nga shkaqet kryesore të humbjes së jetëve, veçanërisht tek të rinjtë, dhe shpesh lidhet me faktorë si depresioni, ankthi, izolimi social apo vështirësitë ekonomike.
Ky muaj synon të thyejë tabutë dhe stigmat që shpesh e shoqërojnë bisedën rreth shëndetit mendor. Duke folur hapur, duke dëgjuar me kujdes dhe duke ofruar mbështetje, ne mund të bëhemi pjesë e zgjidhjes.
Mesazhi kryesor është i qartë: vetëvrasja mund të parandalohet.
Fushatat e ndërgjegjësimit theksojnë rëndësinë e solidaritetit, edukimit dhe qasjes së hershme në ndihmë profesionale. Organizatat ndërkombëtare dhe lokale gjatë këtij muaji organizojnë aktivitete, trajnime dhe ngjarje për të promovuar mesazhin se asnjë person nuk duhet të ndihet vetëm.
Çdokush prej nesh mund të bëjë diferencë: një bisedë e sinqertë, një telefonatë, apo thjesht pranimi i dhimbjes së dikujt tjetër.
Nëse njihni dikë që po kalon vështirësi, mos ngurroni të shtrini dorën. Kujdesi dhe mbështetja mund të shpëtojnë jetë.
Nëse ndiheni të mbingarkuar ose keni mendime për vetëvrasje, kërkoni ndihmë. Flisni me një profesionist, një mik apo kontaktoni edhe qendrën për parandalimin e vetëvrasjes: Linja e Jetës.
Telefononi pa pagesë në numrin 0800 12345!
Jeta juaj ka vlerë!












