Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se nga 1 shtatori 2025, pacientët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një shërbim i ri diagnostikues, elektromioneurografi (EMNG).
Sipas njoftimit zyrtar, ky ekzaminim modern ndihmon në diagnostikimin e sëmundjeve të nervave dhe muskujve, duke mundësuar trajtim më të shpejtë dhe më efektiv.
“Terminët për EMNG mund të caktohen në Repartin e Neurologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Spitali fton të gjithë pacientët të paraqiten sa më herët për të siguruar terminin e tyre”, thuhet në komunikatën e plotë.












