Në 24 orët e fundit, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë kryer 3,740 analiza laboratorike nga 327 pacientë.
Po ashtu, janë ofruar edhe këto shërbime:
- 554 vizita specialistike
- 45 pacientë janë shtruar për trajtim
- 188 pacientë janë të shtrirë aktualisht
- 3 operime
- 52 seanca dialize
- 85 rëntgen, 60 ultrazëra, 20 skanime CT dhe 4 mamografi
- 2 ergometri, 6 ekokardiografi dhe 7 kolonoskopi
- 44 shërbime fiziatrike
Spitali i Përgjithshëm i Pejës vazhdon të ofrojë shërbime mjekësore 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit.












