Krenare Hoti
Skleroza multiple (MS) është një sëmundje autoimune komplekse që prek sistemin nervor qendror dhe kërkon një qasje multidisiplinare për diagnostikim dhe menaxhim. Radiologjia, në veçanti rezonanca magnetike (MRI), luan një rol thelbësor në identifikimin, ndjekjen dhe vlerësimin e kësaj sëmundjeje.
Në këtë intervistë, kemi kënaqësinë të bisedojmë me Dr. Shkendije Nuza, radiologe në Royal Imaging Center, për të kuptuar më shumë rreth rolit që luan imazheria në trajtimin e pacientëve me MS. Përmes kësaj interviste, u theksua rëndësia jetike e radiologjisë në procesin diagnostik të sklerozës multiple.
Intervista e plotë:
- Cili është roli i rezonancës magnetike (MRI) në diagnostikimin e sklerozës multiple dhe pse konsiderohet metoda më e saktë?
Rezonanca magnetike (MRI) është metoda më e saktë, sensitive dhe jo invazive për diagnostikimin, vlerësimin dhe monitorimin e sklerozës multiple. Roli i saj është kyç në disa aspekte:
a) Detektimi i Lezioneve Demielinizuese – MRI mund të identifikojë lezione të vjetra dhe të reja të demielinizimit në:
- Substancën e bardhë supratentoriale (veçanërisht në zonën periventrikulare)
- Trungun e trurit
- Palcën kurrizore
- Corpus callosum e trurit – zonë karakteristike për SM
b) Përdorimi i Kontrastit Gadolinium
- Lezionet aktive (me inflamacion aktiv) marrin kontrastin, duke shfaqur lezionet inflamatore aktive.
- Ndihmon në dallimin ndërmjet lezioneve të reja dhe atyre të vjetra, që është kriter kyç për diagnostikimin sipas kritereve McDonald.
c) Përcaktimi i Diseminimit në Kohë dhe në Hapësirë
Sipas Kriteret McDonald (2021), diagnoza e SM mund të bëhet në mënyrë më të hershme duke përdorur MRI për të treguar:
- Diseminimi në hapësirë (DIS): prania e lezioneve në të paktën dy lokalizime karakteristike (p.sh. periventrikulare, kortikale/juxtakortikale, infratentoriale, spinale).
- Diseminimi në kohë (DIT): prania e lezioneve me kontrast dhe pa kontrast në të njëjtën kohë, ose zbulimi i lezioneve të reja në MRI të përsëritura.
d) Ndjekja e Ecurisë së Sëmundjes
MRI përdoret për të monitoruar:
- Përgjigjen ndaj terapisë (modifikues të sëmundjes – DMT)
- Zhvillimin e lezioneve të reja
- Atrofia cerebrale si shenjë e progresionit
2. Çfarë lloj lezione identifikohen zakonisht në pacientët me sklerozë multiple?
Në pacientët me sklerozë multiple (SM), lezionet që formohen si pasojë e procesit inflamator dhe demielinizimit kanë karakteristika tipike që mund të identifikohen përmes rezonancës magnetike (MRI). Këto lezione ndryshojnë në varësi të fazës së sëmundjes, lokalizimit në sistemin nervor qendror dhe aktivitetit inflamator.
3. Si ndihmon MRI në dallimin midis sklerozës multiple dhe sëmundjeve të tjera neurologjike me simptoma të ngjashme?
Rezonanca magnetike (MRI) është mjeti më i fuqishëm për të ndihmuar në diferencimin e sklerozës multiple (SM) nga sëmundje të tjera neurologjike që mund të kenë simptoma të ngjashme klinike, si p.sh. parestezi, dobësi muskulare, çrregullime të ekuilibrit, shikim të turbullt apo lodhje kronike.
Si ndihmon në diferencim? – Lezionet në SM janë tipikisht ovale, periventrikulare, juxtakortikale dhe infratentoriale; SM ka përfshirje karakteristike në corpus callosum, trung truri, palcë kurrizore; Mikroangiopatia vaskulare ka lezione më të shpërndara në mënyrë difuze, jo tipike për SM; në SM, lezionet e reja marrin kontrast, tregues i inflamacionit aktiv; tipike për SM; rrallë shihen në sëmundje të tjera; dhe MRI seriike tregon lezione të reja në lokalizime të reja, karakteristikë për SM.
4. Cilat janë sfidat më të zakonshme në interpretimin e imazheve të pacientëve me dyshime për sklerozë multiple?
Interpretimi i imazheve të rezonancës magnetike (MRI) në pacientë me dyshime për sklerozë multiple (SM) paraqet disa sfida diagnostike dhe teknike që kërkojnë eksperiencë të lartë neuroradiologjike dhe përdorim të protokolleve specifike. Sfidat përfshijnë: Lezione jo-specifike të substancës së bardhë; Mungesa e kritereve për diseminim në kohë dhe hapësirë; Lezione të vogla infratentoriale; Diferencimi nga sëmundje të tjera demielinizuese; etj.
5. A po ndikon përparimi i teknologjisë dhe inteligjenca artificiale në përmirësimin e diagnozës dhe ndjekjes së kësaj sëmundjeje?
Po, përparimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale (AI) po ndikon ndjeshëm në përmirësimin e diagnozës dhe ndjekjes së sklerozës multiple. AI ndihmon në detektimin automatik dhe të saktë të lezioneve në MRI, matjen volumetrike të atrofinë cerebrale për vlerësimin e progresionit, përcjelljen e lezioneve të reja me krahasim longitudinal të skanimeve dhe reduktimin e gabimeve njerëzore dhe variabilitetit në interpretim.
Caktoni tani termin në Royal Imaging Center dhe bëni diagnostikimin e probleme tuaja me sklerozën multiple.












