Pre, Qer 12, 2026
Banner Top
Banner Top

Një simptomë e re e COVID-it, e përcjellur me një fyt të dhembshëm e të mprehtë është lidhur me variantin NB.1.8.1 që po qarkullon gjerësisht në SHBA. Kjo shprehje, që nënkupton një dhimbje shumë të fortë të fytit, fillimisht u përdor në Kinë, ku varianti u zbulua për herë të parë, ndërsa në rrjetet sociale pacientët e përshkruajnë ndjesinë si jashtëzakonisht të dhimbshme.

Që nga marsi, NB.1.8.1 është bërë varianti dominues në SHBA, duke përfaqësuar rreth 43% të rasteve në qershor, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Por a është kjo simptomë vërtet karakteristike e këtij varianti?

Ekspertët thonë se, ndonëse dhimbja e fytit është e zakonshme tek COVID, nuk ka prova që NB.1.8.1 e shkakton më rëndë se variantet e tjera, shkruan Health News transmeton Gazeta Shneta.

“Mund të ketë ndryshime të vogla mes varianteve, por asgjë që e dallon qartë këtë variant,” tha Dr. Geeta Sood nga Johns Hopkins.

Sipas Dr. Shira Doron nga Tufts Medical Center, nuk ka të dhëna që NB.1.8.1 shkakton më shumë shtrime në spital apo është më vdekjeprurës.

Edhe pse varianti është i suksesshëm në shmangien e imunitetit, përhapja e COVID-it mbetet e ulët, si në ujërat e zeza ashtu edhe në shtrimet spitalore – një tregues i kalimit drejt një faze endemike të virusit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë