Kujdesi ndaj shëndetit të syve është thelbësor për cilësinë e jetës suaj.
Nëse keni probleme me shikim të trubullt, kjo mund të jetë shenjë e Keratokonusit – një sëmundje progresive e kornesë, ku ajo merr formë konike në vend të formës së saj natyrale sferike. Ky deformim shkakton turbullim të shikimit, ndjeshmëri ndaj dritës, vështirësi në drejtimin e automjetit në mbrëmje dhe nevojë të shpeshtë për ndryshim të recetës së syzeve apo lenteve.
Në Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë ofrohen trajtime moderne dhe të specializuara për Keratokonusin, të përshtatura sipas nevojave individuale të çdo pacienti, si:
- Diagnostikim i avancuar me pajisje të teknologjisë së fundit
- Mjekim konzervativ, përfshirë lente speciale dhe terapi për ndalimin e përparimit të sëmundjes (si Cross-linking)
- Mjekim kirurgjikal – për raste më të avancuara, përfshirë implantimin e unazave intrakorneale apo transplante të kornesë, varësisht nga stadet e sëmundjes
Rezervo tani kontrollin tënd në Klinikën Gjermane të Syrit dhe ruaje shikimin në kohë!













