Amzie Reeves, është një amerikane 35 vjeçare që vuan nga tipi 1 i diabetit tash e 1 6 vjet. Ajo ka një teori interesante për ‘ta luftuar’ këtë sëmundje.
Ajo beson që terapia e artit, ndihmon tej mase pacientët me diabet. Ajo madje ka studiuar për këtë gjë dhe e ka hapur një kompani të quajtur ‘Blue Circle Art Therapy” – që implementon terapi përmes artit për diabetikët.
Reeves, ka mbajtur diabetin nën kontroll përmes artit, prandaj të njëjtën gjë po tenton të bëjë edhe për pacientët e tjerë.
“Ata që vijnë në terapin me art, nuk bëjnë art që unë t’i gjykojë. Përfitimet që marrin nga kjo terapi është që të largojnë mendjen nga sëmundja dhe të tentojnë ta pranojnë veten”.
Sipas saj ata që vijnë për të bërë terapi me art, e menaxhojnë më mirë diabetin, kjo pasi mësojnë të fokusohen e të disiplinohen.
Ajo gjithashtu thotë që klientët që vijnë në kompaninë e saj, e që janë me diabet, përmes artit i largojnë simptomat e depresionit. Gjithashtu e reduktojnë edhe stresin – që është i lidhur ngushtë me diabetin./Familja Jone