Shtylla kurrizore është burimi i dhimbjes dhe paaftësisë më shpesh se çdo pjesë tjetër e trupit. Dhimbja e shtyllës kurrizore mund të menaxhohet me procedura intervente analgjezike të drejtuara nga tomografia e kompjuterizuar(CT), të tilla si infiltrimi/bllokimi periradikular dhe intra-artikular.
Një injeksion periradikular/intra-artikular i steroideve ofron lehtësim afatshkurtër(mesatarisht 6 muaj) dhe ndonjëherë edhe afatgjatë të dhimbjes në pjesë të shtyllës kurriozore
Kjo procedurë përfshin injektimin e anestezisë lokale dhe steroideve përmes gjilpërës, përreth rrënjës nervore të shtyllës kurrizore për të ofruar lehtësim të vazhdueshëm dhimbjeve.
Procedura zakonisht realizohet nën drejtimin e CT dhe synon të ndalojë dhimbjen që rrjedh nga një nerv i inflamuar duke reduktuar inflamacionin në zonë.
Një bllok i rrënjëve nervore përdoret gjithashtu për pacientët që vuajnë nga dhimbja nga një “nervi i shtypur” apo disku i hernizuar, i njohur gjithashtu si dhimbje radikulare.
Po ashtu, infiltirimi i nyjeve të fasceteve është i dobishëm në diagnostikimin dhe trajtimin e “𝑆𝑖𝑛𝑑𝑟𝑜𝑚𝑒̈𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑓𝑎𝑠𝑐𝑒𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑛𝑦𝑗𝑒̈𝑡𝑢𝑒𝑠𝑒”
𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈𝐧.
Nuk kërkohet përgatitje specifike. Nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për hollimin e gjakut (Warfarin, Iscover, Plavix), ju lutemi këshilloni mjekun tuaj referues pasi ato mund të kenë nevojë të ndërpriten përpara procedurës.
Ne ju rekomandojmë që të sillni një person përgjegjës për t’ju dërguar në shtëpi më pas.
Nëse kjo nuk është e mundur, ju kërkojmë që të qëndroni në klinikë për 15-30 minuta për vëzhgim pas procedurës.
Ju lutemi sillni çdo skanim paraprak (radiografi, raporte të ultrazërit, CT ose MRI) dhe raporte, pasi këto do të ndihmojnë Radiologun tonë në vlerësimin dhe trajtimin efektiv të gjendjes tuaj.
𝐉𝐮 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐩𝐫𝐞𝐭 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐢 𝐢 𝐑𝐚𝐝𝐢𝐨𝐥𝐨𝐠𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐑𝐨𝐲𝐚𝐥 𝐈𝐦𝐚𝐠𝐢𝐧𝐠 𝐂𝐞𝐧𝐭𝐞𝐫
Për të caktuar një termin n’a kontaktoni në numrat:
Royal Imaging Center- Prishtinë
+383 45 191911 (Viber)
+383 38 742845













