Sipas një studimi të bërë së fundmi, në gjithë botën 600 milionë njerëz janë të ekspozuar ndaj zhurmës së madhe në vendin e punës.
Përgjatë viteve të fundit, shkencëtarë janë munduar të argumentojnë që zhurma e madhe nuk e dëmton vetëm dëgjimin. Madje studimet kanë treguar që zhurma mund të ndikojë negativisht në shëndetin kardiovaskular si dhe atë digjistiv.
Autorët e studimit të fundit të publikuar në PLOS ONE, janë fokusuar në lidhjen që ka zhurma me hipertensionin.
“Studimi tregon që ekspozimi i gjatë ndaj zhurmës, është i lidhur me presionin e lartë të gjakut dhe rrezikun për hipertension”, shkruhet në hulutimin e bërë. /Familja Jone