Kjo është arsyeja pse disa gra shtatzëna mund të përjetojnë deficite të vogla, ndonjëherë delikate në detyra, si rikujtimi i artikujve nga një listë që kanë studiuar, ose kujtimi për të bërë disa gjëra në të ardhmen.
Pas lindjes së foshnjës, trurit të nënës do t’i duheshin deri në gjashtë muaj që të rifitonte madhësinë e tij origjinale. Qelizat në tru zvogëlohen në madhësi pa u zvogëluar në numër. Me fjalë të tjera, dendësia e neuroneve mbetet e njëjtë, prandaj kapaciteti i trurit kthehet në normalitet pas lindjes.
Një studim i botuar në Nature Neuroscience zbuloi se gratë shtatzëna përjetojnë një rënie të lëndës gri në rajone specifike të trurit që janë përgjegjëse për njohjen sociale dhe formimin e lidhjeve. Megjithatë, kjo humbje e lëndës gri në të vërtetë rrit ndjenjat e lidhjes së nënës me fëmijën e saj dhe përmirëson aftësinë e saj për të kuptuar nevojat dhe emocionet e tyre, transmeton FamiljaJonë.
Duke përdorur skanime MRI, studiuesit ekzaminuan trurin e grave shtatzëna para dhe pas lindjes. Ata zbuluan se reduktimi i lëndës gri në rajone të veçanta të trurit në të vërtetë përmirëson efikasitetin e trurit në kuptimin e shenjave joverbale nga të porsalindurit.
Ky ndryshim u mundëson nënave të identifikojnë shpejt rreziqet e mundshme dhe rrit lidhjen e tyre emocionale me foshnjat e tyre. Studimi i parë u botua në American Journal of Neuroradiology dhe titullohet, “Ndryshimi i madhësisë së trurit gjatë dhe pas shtatzënisë: studim në gra të shëndetshme dhe gra me preeklampsi”. Studimi i dytë u botua në Nature Neuroscience dhe titullohet, “Shtatzënia çon në ndryshime afatgjata në strukturën e trurit të njeriut”./FamiljaJonë/












