Pre, Qer 26, 2026
Banner Top
Banner Top

Shefja e misionit të vëzhguesve të BE-së, Nathalie Loiseau, tha në Prishtinë se për Kosovën “kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme ruajtja e standardeve demokratike”.

“Jetojmë në një kohë kur demokracitë po vihen në pikëpyetje, ndonjëherë kërcënohen globalisht. Kështu që rëndësia e sigurimit të një demokracie të qëndrueshme në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e madhe. Prandaj ne do të vëzhgojmë, vlerësojmë dhe nëse është e nevojshme nuk do të shmangemi nga vënia në dukje e çfarëdo lloj hapësire për përmirësim aty ku ne e shohim të mundshme”, tha zonja Nathalie Loiseau.

Gjermania pos vëzhguesve ndihmoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me server dhe pajisje përcjellëse që do të ndihmojnë për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, shprehu bindjen e tij se procesi zgjedhor i së dielën do të zhvillohet pa vështirësi.

“Demokracia dhe zgjedhjet e lira janë themeli i një shoqërie prosperuese. Ne dëshirojmë të fuqizojmë të ardhmen tonë dhe demokracinë që siguron lirinë individuale për të gjithë ne. Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka bërë përparim të madh në ngritjen dhe demokratizimin. Prandaj digjitalizimi i procesit zgjedhor do të jetë kyç për këtë progres”, tha ambasadori Rohde, duke qenë i bindur se sot Kosova do të ketë zgjedhje pa vështirësi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë