Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është funksionalizuar procedura e Fertilizimit të Asistuar Mjekësor, e njohur si IVF.
Sipas QKUK-së deri tani janë konsultuar rreth 300 çifte, derisa në muajin shkurt pritet të fillojë stimulimi i vezorëve tek rastet e para.
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), njofton të gjithë qytetarët se projekti i Frytnimit te Asistuar Mjekësor (IVF), po realizohet sipas planit të veprimit, e që është i ndarë në disa faza.
“Për shkak të interesimit të madh, fillimisht bëhet përzgjedhja dhe klasifikimi i rasteve, ku deri më tani konsultimet i kanë kryer rreth 300 çifte. Gjatë muajit shkurt, sipas planit të veprimit, pritet të fillohet me stimulim të vezoreve tek rastet para, dhe në fazën tjetër fillojnë aplikimet e para të IVF”, thuhet në njoftim.











