Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbahet mbledhja e gjashtëdhjetë me rradhë nga Bordi kryesues i SHSKUK-së

Sot, është mbajtur mbledhja e gjashtëdhjetë e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Mbledhjen e hapi, Dr. Dren Boshnjaku, kryesues i Bordit, i cili fillimisht njoftoi anëtarët me rendin e ditës dhe mundësinë e propozimit për pikat e ndryshme në kuadër të diskutimeve.

Më pas, Kryesuesi i dha fjalën drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Elvir Azizi, i cili prezantoi disa nga punët që janë zhvilluar kohëve të fundit në ShSKUK.

Fillimisht, ai njoftoi se ka përfunduar procedura e punësimit për mjekë të profileve të ndryshme dhe për infermierë të cilët pas një analize të brendshme janë shpërndarë në klinika të ndryshme, por edhe në Spitalet e Përgjithshme.

Poashtu, ai foli se ShSKUK ka në proces të licencimit shërbimin e dozimetrisë në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë, ku pas licencimit, dozimetrat do të mbikqyrën nga ky institucion.

Në pikat e ndryshme të rendit të ditës, anëtarët e Bordit Drejtues u interesuan për pozitat që janë me ushtrues detyrë si do të veprohet, e poashtu për punësim të mjekëve të pa punësuar në Spitalet e Përgjithshme.

Drejtori Azizi, i njoftoi anëtarët e Bordit, se ka filluar përgatitja e konkurseve për pozitat me ushtrues detyre dhe me sa është informuar nga u.d. drejtori i QKUK-së, konkursi po përgatitet dhe do të procedohet shpejtë!

Sa i përket punësimit të mjekëve specialistë në Spitalet e Përgjithshme, drejtori i ShSKUK, sqaroi se kanë pranuar kërkesat nga të gjitha njësitë dhe drejtori shëndetësorë është në fazën e analizës, ato do të procedohen shpejt aty ku vlerësohet e nevojshme dhe lejojnë mundësitë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë