Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Grave u bëhet thirrje të kontrollohen rregullisht për kancerin e gjirit, tre meshkuj u diagnostikuan me këtë sëmundje

Në sheshin e “Zahir Pajazitit”, në Prishtinë, shoqata e Onkologëve të Kosovës ka organizuar një aktivitet në kuadër të muajit për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, raporton Ekonomia Online.

Arben Bislimi, kryetari i shoqatës së Onkologëve, iu bëri thirrje të gjitha grave që ta bëjnë mamografinë dhe që të mos hezitojnë. Tutje Bislimi tregoi se edhe tre meshkujt janë diagnostikuar me kancer të gjirit.

“Inkurajojmë të gjitha gratë por jo vetëm që të qëndrojnë sa më afër mjekut që të mos hezitojnë për çdo ndryshim që hasin, po flasim për kancerin e gjirit të bëjnë mamografi, të bëjnë ultrazë dhe vetekzaminime në kohën kur duhet të bëhet”.

“Si vend jemi në një situatë më të favorshme më të mirë se sa që kemi qenë sa i përket kancerit të gjirit duke fillua nga diagnostikuar, trajtimi dhe menaxhimi në përgjithësi, pra si vend qëndrojmë më mirë me mamograf duke filluar nga kryeqyteti dhe qendra të tjera. Jemi më mirë por nuk pajtohemi asnjëherë me atë që e kemi, duhet të vazhdojmë të avancojmë në rritjen e kualitetit të punës”, tha Bislimi.

“Kanceri i gjirit si sëmundje, inçidenca rritet me mashnën mesatarja është diku 50, prej 45 deri në 55, po mesatarja është 50 vjeç e shfaqjes së kësaj sëmundje. Ka pas nëse nuk gaboj edhe brenda vitit edhe vitit të kaluar kanë qenë 3 pacientë që i kemi trajtuar meshkuj në klinikën tonë, është diku 1 për qind e pacientëve të diagnostifikuar me kancerin e gjirit janë meshkuj”.

“Qëllimi jonë të mos vije deri tek diagnostikimi dhe trajtimi, por të kapet diçka akoma pa pasur simptoma dhe besoj që nga viti i ardhshëm do të fillohet edhe me programe zyrtare kështu që situata do të jetë edhe më e favorshme se sa që e kemi tash”.

Arnisa Osmani drejtoreshë e Have Hope, tha se ekzaminimet dhe kontrollet duhet të bëhen prej moshës 25 vjet me ultrazë edhe mbi moshën 40 vjet me mamografi, raporton EO.

“Muaji tetor fillon me datën 1 dhe mbaron me 30 shtator kështu që nuk mund të ceket vetëm muaji tetor si muaji i vetëdijesimit por pasi që është e kanë caktuar si muaji rozë mbetet si një simbolik mirëpo jo mu ndal edhe të pritet muaji tetor të bëhet ekzaminimet apo kontrollet rutinore”.

“Kontrollet rutinore duhet të behën prej moshës 25 vjeçe me ultrazë edhe mbi moshën 40 vjeçe me mamografi ashtu si më ka ndodhur dhe mua kur në atë kohë jam dignostifikuar edhe unë”, tha Osmani.

Youtube

Arkiva

Kategoritë