Një ekip i shkencëtarëve në Britani të Madhe dhe Kinë, kanë bërë një zbulim të rëndësishëm sa i përket sheqerit.
Sipas tyre, një person mund të fitojë kilogramë nëse konsumon pije me sheqer e jo domodoshmërisht ushqim të sheqerosur.
Ky ekip, ka ardhur në këtë përfundim pasi një grupi të minjve u kanë dhënë lëngje të sheqerosura e grupit tjetër ushqim me sheqer.
“Konsumimi i sheqerit përmes lëngjeve, ka pasur një ndikim shumë më të madh në obezitet, kur kemi bërë dallimin mes atyre që kanë konsumuar pije dhe ushqim të sheqerosur”, ka thënë profesori i biologjisë në Universitetin e Aberdeen, John R.Speakman.
Hulumtuesit kanë monitoruar peshën trupore të minjve, yndyrën dhe kaloritë që kanë marr. Rezultati tregoi që minjtë që kanë konsumuar lëngje me sheqer kanë shtuar shumë më shumë kalori dhe peshë, krahasuar me ata që kanë marr ushqime të sheqerosura./Familja Jone